Lufta SHBA-Iran: Vance mohon praninë afatgjate, thotë se çmimet e karburantit do të ulen
Vance theksoi se përfshirja ushtarake amerikane është e kufizuar dhe e përkohshme. Ai tha se SHBA-ja do të përmbushë objektivat e saj shpejt dhe do të tërhiqet
Ankara
Derisa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në muajin e dytë, zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance, dha garanci se SHBA-ja nuk ka plane për të qëndruar në Iran për një periudhë të zgjatur pas operacioneve ushtarake, transmeton Anadolu.
Duke folur për gazetarin e pavarur Ben Johnson, Vance theksoi se përfshirja ushtarake amerikane është e kufizuar dhe e përkohshme. Ai tha se SHBA-ja do të përmbushë objektivat e saj shpejt dhe do të tërhiqet.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë për këtë, se nuk jemi të interesuar të qëndrojmë në Iran një vit më vonë apo dy vite më vonë", tha Vance.
Ai shtoi se SHBA-ja thjesht po kryen detyrat e saj dhe do të largohet së shpejti nga vendi.
“Do të largohemi së shpejti dhe çmimet e karburantit do të ulen”, premtoi ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
