Bota

Lufta në Ukrainë mund t'i kushtojë Rusisë mbi 20 miliardë dollarë në ditë

Studiuesit deklaruan se shkalla e mobilizimit, duke përfshirë logjistikën, personelin, municionet, karburantin, lëshimin e raketave, do të kushtojë më shumë para çdo ditë

Mehmet Alaca  | 03.03.2022 - Përdıtësım : 03.03.2022
Lufta në Ukrainë mund t'i kushtojë Rusisë mbi 20 miliardë dollarë në ditë

Ankara

Kostoja ditore e luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt mund të kalojë 20 miliardë dollarë në ditë për administratën e Moskës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e kompanisë Consultancy që përfshin kërkimin e kryer nga qendra e mendimit 'Centre for Economic Recovery', 'EasyBusiness' dhe kompania e konsulencës 'Civitta', në të cilën u llogarit kostoja e luftës Rusi-Ukrainë për ekonominë ruse.

Humbjet e drejtpërdrejta nga lufta, duke përfshirë humbjen e pajisjeve ushtarake dhe personelit, i kushtuan Rusisë rreth 7 miliardë dollarë në 5 ditët e para, thuhet në studim.

Në hulumtimin ku thuhet se ka 4,2 miliardë dollarë humbje pajisjesh, parashikohet se vetëm humbjet e jetëve do të shkaktojnë një humbje prej 2,7 miliardë dollarësh në PBB gjatë 40 viteve të ardhshme.

Përveç kësaj, studiuesit deklaruan se shkalla e mobilizimit, duke përfshirë logjistikën, personelin, municionet, karburantin, lëshimin e raketave, do të kushtojë më shumë para çdo ditë, dhe theksuan se teksa rritet shkalla e pushtimit, kostoja ditore e luftës për Rusinë mund të kalojë 20 miliardë dollarë.

Kostoja ekonomike

Nga ana tjetër, vlera e rublës ra në nivele historike për shkak të sanksioneve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar që synojnë destabilizimin e ekonomisë ruse dhe frenimin e agresionit.

Njoftohet se vlera e tregut të kompanive ruse ra me shpejtësi, dhe është e vështirë për administratën e Moskës të ruaj stabilitetin makro për shkak të kufizimeve të reja në tregtimin e obligacioneve të qeverisë dhe ngrirjes së aktiveve të bankës qendrore.

Ndërsa kufizimet tregtare pritet të shkaktojnë dëme të mëdha në ekonominë ruse të varur nga energjia, u theksua se ndalimi i importit të produkteve të teknologjisë së lartë do të ndikojë edhe në zinxhirët e vlerës në terma afatmesëm dhe afatgjatë.

Ndërkaq, thuhet se kjo situatë nënkupton inflacion të lartë dhe fuqi të ulët blerëse për qytetarët e zakonshëm rusë dhe do të rritet varfëria.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın