Bota

Londinezët dalin përsëri në rrugë për të mbështetur Palestinën

Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, mijëra demonstrues u mblodhën në qendër të Londrës duke bërë thirrje për t’i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm izraelit në Gaza dhe kërkuan nga qeveria britanike të ndalojë armatosjen e Izraelit

Abdulbesar Ademi  | 20.07.2025 - Përdıtësım : 20.07.2025
Londinezët dalin përsëri në rrugë për të mbështetur Palestinën Foto: Behlül Çetinkaya/AA

Londër

Dhjetëra mijëra londinezë pavarësisht motit me shi kanë dalë përsëri në rrugë për të organizuar një shfaqje mbështetjeje për Palestinën, raporton Anadolu.

Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, demonstruesit u mblodhën në qendër të Londrës për Marshimin e 28-të Kombëtar për Palestinën. Ata bënë thirrje për t’i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm izraelit në Gaza dhe kërkuan nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ndalojë armatosjen e Izraelit.

Protestuesit mbanin flamuj palestinezë, brohorisnin slogane si "Shpirti ynë fluturon më lart se F-35" dhe kërkuan armëpushim, drejtësi dhe fund të rrethimit të Gazës.

Demonstrata ishte pjesë e lëvizjeve globale të solidaritetit që kërkojnë ndërprerjen e veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe mbështetje më të madhe ndërkombëtare për të drejtat e palestinezëve.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite vazhdon me ofensivën brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 59 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi dhe përhapje sëmundjesh.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.