Bota

Lirohet djali i El Chapos, presidenti meksikan mbështet vendimin

Ovidio Guzman, djali i Joaquin Guzman, i cili gjendet i burgosur në SHBA, u arrestua në shtëpinë e tij, ndërsa pjesëtarët e bandës së tij sulmuan forcat e sigurisë, me çka dhuna shpërtheu në zona të ndryshme të qytetit

Lokman İlhan, Emre Aytekin  | 19.10.2019 - Përdıtësım : 20.10.2019
Lirohet djali i El Chapos, presidenti meksikan mbështet vendimin

Ankara

Tetë persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën pasi anëtarët e kartelit të trafikantëve të lëndëve narkotike në qytetin Culiacan të Meksikës u përleshën me forcat e sigurisë pas arrestimit të djalit të "El Chapos", kreut famëkeq të kartelit të drogës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ovidio Guzman, djali i Joaquin Guzman, të njohur me nofkën "El Chapo", i cili gjendet i burgosur në SHBA, u arrestua dje në shtëpinë e tij, ndërsa pjesëtarët e bandës së tij sulmuan forcat e sigurisë, me çka dhuna shpërtheu në zona të ndryshme të qytetit.

Pjesëtarët e kartelit u vunë zjarrin automjeteve në rrugë dhe hapën zjarr ndaj ndërtesave publike, bizneseve dhe qytetarëve, ndërsa mundësuan arratisjen e 51 të dënuarve nga burgu i qytetit.

Pas zhvillimieve, Kabineti i Sigurisë mbajti një mbledhje emergjente, ku mori vendim për lirimin e Guzman dhe tërheqjen e forcave të sigurisë.

Vendimi u mbështet edhe nga presidenti i vedit Manuel Lopez Obrador, i cili tha në një konferencë për media se "kapja e një krimineli nuk duhet të paguhet me jetë njerëzish".

"Unë e mbështes vendimin e kabinetit të sigurisë. Nuk duam vdekje, nuk duam luftë", tha Obrador.

Ndërkaq, sekretari i Mbrojtjes Kombëtare, Luis Cresencio Sandoval, deklaroi se gjatë përleshjeve të armatosura jetën kanë humbur pesë anëtarë të kartelit të drogës, një pjesëtar i Gardës Kombëtare, një i burgosur dhe një civil, kurse 16 të tjerë janë plagosur, shumica pjesëtarë të sigurisë.

Nga ana tjetër, avokati i familjes Guzman, Juan Pablo Vadillo, tha se Guzman tashmë gjendet në liri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın