Lirohen Şuayb Ordu dhe Yasemin Acar që ndodheshin në anijen "Madleen" që u ndalua nga Izraeli
- Sipas informacionit të marrë nga MPJ e Turqisë, Şuayb Ordu dhe Yasemin Acar, të cilët ndodheshin në anijen "Madleen" të ndaluar nga forcat izraelite, u liruan.

Ankara
ANKARA (AA) - Şuayb Ordu dhe Yasemin Acar, të cilët ndodheshin në anijen "Madleen" të ndaluar nga forcat izraelite, pas lirimit u larguan nga Izraeli, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, Şuayb Ordu dhe Yasemin Acar, të cilët ndodheshin në anijen "Madleen" të ndaluar nga forcat izraelite, u liruan.
Ordu dhe Acar u larguan nga Izraeli.
- Izraeli ndërhyri ndaj anijes "Madleen"
Si pjesë e misionit të fundit të organizuar nga organizata e shoqërisë civile Koalicionit të Flotiljes së Lirisë (FFC) për të thyer bllokadën ndaj Gazës dhe për të dërguar ndihma në rajon, anija me vela 18 metra "Madleen" u nis për në Gaza nga porti i San Giovanni Li Cuti në Katania të Italisë më 1 qershor.
Ushtria izraelite ndërhyri në orët e para të 9 qershorit ndaj anijes "Madleen", e cila synonte të thyente bllokadën në Gaza dhe ndaloi 12 vullnetarë në anije.
Vullnetarët u dërguan në Izrael ndërsa katër prej tyre u deportuan nga vendi mëngjesin e 10 qershorit.