Bota

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë nga Pompeo që të ushtrojë presion ndaj Asadit dhe Rusisë

Ligjvënësit Michael McCaul dhe Eliot Engel bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit diplomatik për të kërkuar përgjegjësi nga regjimi sirian dhe mbështetësit e tij

Servet Günerigök   | 21.02.2020
Ligjvënësit amerikanë kërkojnë nga Pompeo që të ushtrojë presion ndaj Asadit dhe Rusisë

Washington
Dy ligjvënës amerikanë shprehën shqetësimet e tyre të enjten për masakrën në provincën Idlib të Sirisë dhe i kërkuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, të ndërmarrë veprime diplomatike kundër regjimit sirian dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një letër drejtuar Pompeos, Republikani Michael McCaul nga Teksasi dhe Demokrati Eliot Engel nga New Yorku kërkuan nga kryediplomati amerikan të vendosnin sanksione ekonomike për ata që janë përgjegjës për ofensivën në Idlib.

Provinca ka qenë shënjestër e sulmeve të vazhdueshëm nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit të mbështetur nga Rusia e cila ka zhvendosur afro 900,000 civilë që nga dhjetori.

McCaul dhe Engel gjithashtu bënë thirrje për veprim të vazhdueshëm diplomatik për të kërkuar përgjegjësi nga Asadi dhe Rusia.

"Ju bëjmë thirrje që të shtoni veprimet diplomatike për të siguruar që Rusia dhe Asadi të mos munden të anashkalojnë më tej reagimin ndërkombëtar ndaj krizës humanitare që ata krijuan", thanë ligjvënësit.

Shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Mark Lowcock, deklaroi të mërkurën se konflikti në veri-perëndim të Sirisë po detyron njerëzit të largohen "nën kushte të tmerrshme".

Shumë të tjerë janë në këmbë ose në kamionë në temperatura të ulëta, tha Lowcock gjatë një raporti para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën humanitare në rajon.

"Ata po lëvizin drejt zonave gjithnjë e më të mbushura me njerëz ku mendojnë se do të jenë më të sigurt. Por në Idlib, askund nuk janë të sigurt".

Ai tha se rreth 50,000 njerëz po strehohen nën pemë ose në hapësira të tjera të hapura. "Unë pranojë raporte ditore për bebe dhe fëmijë të tjerë që vdesin nga i ftohti. Imagjinoni pikëllimin e një prindi që shpëtoi nga një zonë lufte me fëmijët e tyre, por më pas të shohë fëmijën e tij të ngrijë deri në vdekje".

Në shtator 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlib në një zonë të de-eskalimit në të cilën ndalohen shprehimisht aktet e agresionit.

Që nga ajo kohë, megjithatë, më shumë se 1.800 civilë janë vrarë në sulme nga forcat e regjimit dhe ato ruse, duke shkelur armëpushimin e vitit 2018 dhe atë të riun që filloi më 12 janar.

Avancimi i regjimit sirian kanë shkaktuar ikjen e qindra mijëra civilëve në drejtim të kufirit me Turqinë, e cila tashmë ka strehuar më shumë se 3.7 milionë refugjatë.  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın