Ligjvënësi iranian: Operacionet në ishullin Kharg janë "normale", eksportet e naftës "të pandërprera"
Zëdhënësi i Komisionit të Energjisë në parlamentin e Iranit thotë se dërgesat vazhdojnë ndërsa Irani paralajmëron kundërshtarët për Ngushticën e Hormuzit
Stamboll
Një zëdhënës i Komisionit të Energjisë në parlamentin e Iranit tha se jeta në ishullin Kharg vazhdon normalisht dhe prodhimi dhe eksportet e naftës mbeten të pandërprera, sipas raportimeve të mediave iraniane, transmeton Anadolu.
"Jeta e banorëve në ishullin Kharg po vazhdon si zakonisht. Punëtorët e industrisë së naftës po vazhdojnë aktivitetet e tyre me moral të lartë dhe përmes përpjekjeve 24 orë në ditë, nuk ka ndodhur asnjë ndërprerje në eksportet e naftës", tha zëdhënësi.
"Eksportet e naftës së Iranit po vazhdojnë pa ndërprerje dhe anijeve të armiqve tanë nuk u lejohet të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit", shtoi zëdhënësi.
Zyrtari paralajmëroi se "nëse armiqtë hedhin një sy lakmues ndaj ishullit Kharg, ata duhet ta dinë se një poshtërim më i rëndë se ai që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit i pret dhe ishulli do të bëhet një varrezë për agresorët".
Armiqësitë në rajon janë përshkallëzuar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona, përfshirë Udhëheqësin Suprem të atëhershëm, Ajatollah Ali Khamenei.
Iran ka kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndërprerë tregjet globale dhe aviacionin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
