Bota

Lideri suprem iranian Khamenei fal 1.849 të burgosur

Në njoftimin e Zyrës së tij thuhet se dekreti për faljen e të burgosurve u miratua me rekomandimin e gjyqësorit dhe me miratimin e udhëheqësit suprem të Iranit

Muhammet Kurşun  | 29.03.2021 - Përdıtësım : 29.03.2021
Lideri suprem iranian Khamenei fal 1.849 të burgosur

Teheran

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka miratuar propozimin për të dhënë amnisti ose për të ulur dënimin për 1.849 të burgosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Zyrës së tij thuhet se dekreti për faljen e të burgosurve u miratua me rekomandimin e gjyqësorit dhe me miratimin e udhëheqësit suprem të Iranit.

Vendimi për falje u mor me rastin e lindjes së Imamit të 12-të shiit Mehdiut. Nuk theksohet se sa të burgosur u amnistuan dhe sa morën dënime të reduktuara.

Sipas Kushtetutës së Iranit, Khamenei, si lider suprem, ka autorizim të falë të burgosur.

Me propozim të gjyqësorit iranian, Khamenei çdo vit merr vendim për falje, veçmas në përvjetorin e Revolucionit Islamik, me rastin e festave.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın