Bota

Lideri i opozitës izraelite: "Nëse Turqia vendoset në Siri dhe Gaza, askush nuk do të mund ta nxjerrë atë nga këtu"

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes dhe kreu i partisë opozitare "Izraeli Shtëpia Jonë", Avigdor Liberman tha se nëse Turqia vendoset në Siri dhe Gaza, askush nuk do të mund ta nxjerrë atë nga këtu

Mustafa Deveci  | 16.12.2025 - Përdıtësım : 16.12.2025
Lideri i opozitës izraelite: "Nëse Turqia vendoset në Siri dhe Gaza, askush nuk do të mund ta nxjerrë atë nga këtu"

Ankara

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes dhe kreu i partisë opozitare "Izraeli Shtëpia Jonë", Avigdor Liberman tha se nëse Turqia vendoset në Siri dhe Gaza, askush nuk do të mund ta nxjerrë atë nga këtu, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për një faqe interneti lajmesh në Izrael, Liberman bëri një vlerësim lidhur me situatën në rajon, veçanërisht në Gaza. Duke pretenduar se Hezbollahu është forcuar sërish në Liban, Liberman mbrojti idenë se një sulm i ri izraelit ndaj Libanit është i pashmangshëm.

Liberman pretendon se Izraeli mund të ketë axhendë "të ndryshme" me SHBA-në në lidhje me Gazën, se sulmet ndaj Gazës duhet të rifillojnë dhe se Izraeli duhet të dijë si t'i thotë "jo" presidentit të SHBA-së, Donald Trump për çështje të caktuara që kanë të bëjnë me Gazën.

Lidhur me vendosjen e planifikuar të një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, Liberman tha se aktualisht, midis të gjitha vendeve në botë, vetëm "Turqia po këmbëngul" për të dërguar forcë sigurie në Gaza.

Liberman pretendon se "Turqia dëshiron të dërgojë forca sigurie në Gaza për të mbrojtur Hamasin". Ai mbron idenë se Turqia po përpiqet vendoset në rajon. "Kjo është një vendosje. Nëse ata vijnë, askush nuk do të mund t'i largojë ata nga Siria dhe Gaza. Ndërsa kjo do të kufizojë ndjeshëm kapacitetin tonë operacional brenda Rripit të Gazës", tha ish-ministri izraelit i Mbrojtjes.

Ai thekson se shitja e avionëve luftarakë F-35 nga SHBA-ja Ankarasë, prania turke në Siri dhe vendosja e forcave turke në Gaza do të shkaktojnë "ndryshim dramatik" në ekuilibrin e forcës në rajon, duke shtuar se këto janë aktualisht çështjet që e "shqetësojnë" më shumë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın