Bota

Libia mirëpret sanksionet amerikane ndaj rrjetit kontrabandues të naftës

"Konkurrenca për kontrollin e rrugëve të kontrabandës, objekteve të naftës dhe nyjeve të transportit është një shtytës kryesor i konfliktit në Libi dhe privon popullin libian nga burimet ekonomike", tha Departamenti amerikan i Thesarit

Övünç Kutlu  | 07.08.2020 - Përdıtësım : 07.08.2020
Libia mirëpret sanksionet amerikane ndaj rrjetit kontrabandues të naftës

Ankara

Korporata Kombëtare e Naftës në Libi (NOC) tha se mirëpret vendimin e SHBA-së për vendosjen e sanksioneve për tre individë dhe një kompani që pretendohet se kontrabandojnë karburant dhe lëndë narkotike nga Libia në Maltë, transmeton Anadolu Agency (AA).

NOC tha në një deklaratë se rrjeti i kontrabandistëve "kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në destabilizimin e vendit", duke shtuar se do të vazhdojë të monitorojnë të gjitha operacionet e kontrabandës në rajone të ndryshme të Libisë.

"Do të vazhdojmë të paraqisim raporte pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Komitetit të Sanksioneve të Këshillit të Sigurimit dhe të ndjekim procedurat ligjore për t'i mbajtur përgjegjës ata që janë përfshirë në këtë akt të paligjshëm", thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të NOC-së në Facebook.

Sanksionet financiare të Departamentit të Thesarit të SHBA-së përfshijnë shtetasin libian, Faysal al-Wadi, operatorin e një anijeje të quajtur Maraya, dy bashkëpunëtorët e tij, Musbah Mohamad M. Wadi dhe Nourddin Milood M. Musbah, dhe firmën me qendër në Maltë Alwefq Ltd.

"Faysal al-Wadi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kontrabanduar karburant nga Libia dhe e kanë përdorur Libinë si një zonë tranziti për të kontrabanduar lëndë narkotike të paligjshme", tha në një deklaratë zëvendëssekretari i Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Justin G. Muzinich.

"Konkurrenca për kontrollin e rrugëve të kontrabandës, objekteve të naftës dhe nyjeve të transportit është një shtytës kryesor i konfliktit në Libi dhe privon popullin libian nga burimet ekonomike", tha departamenti.

Më tej thuhet se operacionet e trafikimit të Wadi-t përfshijnë kontrabandën e drogës dhe karburantit libian në Maltë dhe transportimin e karburantit libian dhe drogës midis portit libian në Zuwarah dhe Bregut të Hurdit, në afërsi të ujërave territoriale të Maltës.

Departamenti vuri në dukje se Bregu i Hurdit është një vend i njohur i transferimit gjeografik për transaksione detare të paligjshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın