Bota

Libi, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve takon komandantët e milicisë së Haftarit

Saleh u takua me Abd al-Razik al-Nazuri, Saqr al-Jarushi, Muhamed es-Senusi dhe Hayri at-Tamimi në jug të Libisë

Firdevs Bulut  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
Libi, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve takon komandantët e milicisë së Haftarit

Ankara

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve libianë, Aguila Saleh u takua sot herët në mëngjes me komandantët e milicisë së komandantit renegat, Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).

Saleh u takua me Abd al-Razik al-Nazuri, Saqr al-Jarushi, Muhamed es-Senusi dhe Hayri at-Tamimi në jug të Libisë.

Gjatë takimit, në të cilin Haftar nuk mori pjesë, komandantët informuan Saleh për zhvillimet ushtarake në terren.

Takimi u zhvillua në një kohë kur marrëdhëniet midis Saleh dhe Haftarit janë të tensionuara.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.

Që nga prilli i vitit 2019, qeveria është sulmuar nga forcat e Haftarit, me qendër në lindje të Libisë ndërsa më shumë se 1.000 persona janë vrarë gjatë dhunës.

Me humbjet e vazhdueshme të milicive të Haftarit në fushën e betejës kundër forcave të qeverisë libiane, Saleh njoftoi në fund të prillit një propozim për të arritur një zgjidhje politike të krizës.

Menjëherë pas propozimit, Haftar shpalli veten sundues i vetëm i Libisë, duke rrëzuar "Marrëveshjen e Skhirat" të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe e nënshkruar në vitin 2015 midis palëve ndërluftuese në Libi. Ky hap u dënua nga aktorët ndërkombëtarë dhe aleatët rajonalë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın