Bota

Libani thirrje OKB-së të ndalojë shkeljet e hapësirës ajrore nga izraelitët

Në një deklaratë, Ministrja e Mbrojtjes, Zeina Akar tha se shkeljet e përditshme nga avionët luftarakë izraelitë kanë vazhduar dhe i kërkoi OKB-së të ndalonte ato

Dilara Hamit  | 04.12.2020 - Përdıtësım : 04.12.2020
Libani thirrje OKB-së të ndalojë shkeljet e hapësirës ajrore nga izraelitët

Ankara

Ministria e Mbrojtjes së Libanit të enjten i bëri thirrje OKB-së për të vepruar urgjentisht për t'i dhënë fund shkeljeve të hapësirës ajrore të vendit nga avionët luftarakë izraelitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministrja e Mbrojtjes, Zeina Akar tha se shkeljet e përditshme nga avionët luftarakë izraelitë kanë vazhduar dhe i kërkoi OKB-së të ndalonte ato.

Ushtria libaneze herë pas here njofton se avionët luftarakë dhe zbulimit të Izraelit shkelin hapësirën e saj ajrore dhe se anijet izraelite shkelin ujërat e saj territoriale, por që nga fillimi i javës, avionët izraelitë kanë fluturuar pothuajse çdo ditë në hapësirën ajrore të Libanit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın