Bota

Libani, gati 400 persona të vrarë dhe mbi 1.110 të plagosur nga sulmet e vazhdueshme izraelite

Autoritetet e shëndetësisë thanë se 42 gra dhe 83 fëmijë janë mes të vrarëve në sulme, ndërsa të plagosurit përfshijnë 274 gra dhe 254 fëmijë

Rania R.a. Abushamala  | 08.03.2026 - Përdıtësım : 08.03.2026
Libani, gati 400 persona të vrarë dhe mbi 1.110 të plagosur nga sulmet e vazhdueshme izraelite

Bejrut/Stamboll

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Rakan Nassereddine, ka bërë të ditur se të paktën 394 persona janë vrarë dhe 1.130 janë plagosur nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban që nga e hëna, transmeton Anadolu.

Nassereddine në një konferencë për media tha se 42 gra dhe 83 fëmijë janë mes të vrarëve në sulme, ndërsa të plagosurit përfshijnë 274 gra dhe 254 fëmijë.

Izraeli ka zgjeruar fushatën e tij ushtarake në Liban që nga e hëna, pas lëshimit të kufizuar me raketa nga Hezbollahu, mes tensioneve më të gjera rajonale të lidhura me luftën e nisur nga Izraeli dhe SHBA-ja kundër Iranit.

Pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi me Hezbollahun që nga nëntori i vitit 2024, Izraeli ka vazhduar shkelje pothuajse të përditshme, të cilat kanë lënë qindra të vrarë dhe të plagosur.

Izraeli ka vrarë më shumë se 4 mijë persona dhe ka plagosur 17 mijë të tjerë gjatë ofensivës në Liban që filloi në tetor të vitit 2023 dhe u përshkallëzua në luftë të plotë në shtator të vitit 2024.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.