Bota

Libani do të paraqesë ankesë në KS-OKB për sulmet e Izraelit

Libani do të paraqesë ankesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-KB) pas sulmeve të Izraelit në jug të vendit

Wassim Samih Seifeddine, Hacer Başer  | 07.04.2023 - Përdıtësım : 08.04.2023
Libani do të paraqesë ankesë në KS-OKB për sulmet e Izraelit Foto: Ali Hankir/AA

Bejrut

Libani do të paraqesë ankesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-KB) pas sulmeve të Izraelit në jug të vendit, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Libanit bëri një deklaratë me shkrim.

Në deklaratë thuhet se ministri Abdallah Buhabib ka udhëzuar Zyrën Përfaqësuese Libaneze në OKB që "të bëjë ankesë zyrtare në KS të OKB-së pas sulmeve të qëllimshme të Izraelit në rajonet jugore të vendit".

"Sulmi izraelit përbën shkelje të qartë të sovranitetit të Libanit dhe është në kundërshtim me Rezolutën 1701 të KS-OKB-së", thuhet në deklaratë.

Rezoluta 1701 e KS-OKB-së e miratuar në gusht të vitit 2006, parashikon fundin e të gjitha konflikteve në kufirin midis Libanit dhe Izraelit.

- Çfarë ka ndodhur ?

Ndërhyrja e policisë izraelite dy net njëra pas tjetrës duke përdorur forcë joproporcionale me bomba zëri, plumba plastik dhe shkopinj gome ndaj muslimanëve në Xhaminë Al-Aksa, përshkallëzoi tensionet dhe shkaktoi incidente në Kudsin Lindor.

Ushtria izraelite njoftoi se një seri raketash u lëshuan nga Libani drejt rajoneve veriore të Izraelit dhe se në rajonet në veri të vendit janë aktivizuar sirenat paralajmëruese.

Ministria e Jashtme izraelite tha se në sulme u lëshuan 34 raketa. Ndërsa ushtria izraelite informoi se edhe në orët e mbrëmjes nga Libani janë hedhur 3 predha mortaje në veri të Izraelit.

Shërbimi i ndihmës së urgjencës "Ylli i Kuq i Davidit" tha se në sulme u plagos lehtë një izraelit që u godit nga copëzat dhe se një person është plagosur teksa shkonte në strehimore.

Ushtria izraelite njoftoi se sulmet me raketa u kryen nga elementë të Hamasit të vendosur në Liban dhe fajësuan Hamasin. Ushtria izraelite tha se edhe qeveria e Libanit ka përgjegjësi për lëshimin e raketave nga territori i saj drejt Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın