Libani: 850 persona të vrarë në sulmet izraelite që nga 2 marsi
Ministria e Shëndetësisë tha se 107 fëmijë janë midis viktimave, ndërsa 2.015 persona janë plagosur..
Stamboll
Të paktën 850 persona, përfshirë 107 fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite në gjithë Libanin që nga 2 marsi, njoftoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të ministrisë, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve NNA, thuhet po ashtu se 2.105 persona janë plagosur gjithashtu në këto sulme.
Ushtria izraelite zgjeroi sulmet ajrore në mbarë Libanin, përfshirë edhe kryeqytetin Bejrut, më 2 mars, pas një sulmi ndërkufitar nga Hezbollahu, në mes të përshkallëzimit rajonal pas ofensivës së përbashkët të Washingtonit dhe Tel Avivit kundër Iranit.
Më 3 mars, Izraeli nisi një inkursion të kufizuar tokësor në jug të Libanit.
Përshkallëzimi vjen pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit që nga nëntori i vitit 2024.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
