Bota

Liban, 12 të vrarë dhe 8 të plagosur në sulmin e avionëve izraelitë, pavarësisht armëpushimit

- Si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarakë izraelitë në Baalbek në Libanin lindor, raportohet se të paktën 12 persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën

Rania R.a. Abushamala  | 15.07.2025 - Përdıtësım : 16.07.2025
Liban, 12 të vrarë dhe 8 të plagosur në sulmin e avionëve izraelitë, pavarësisht armëpushimit

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Të paktën 12 persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarakë izraelitë në Baalbek në Libanin lindor, duke e shkelur marrëveshjen e armëpushimit, thanë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Shtatë shtetas sirianë ishin midis viktimave në sulmet që synonin një kamp për refugjatët sirianë në qytetin Wadi Fa'ra në Baalbek, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve NNA.

Sulme ajrore izraelite u raportuan gjithashtu në periferi të qytetit Shmustar dhe Wadi Umm Ali, por ende nuk ka informacione në lidhje me të lënduarit.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, pretendoi se sulmet kishin në shënjestër pozicionet e Hezbollahut në zonë.

Nuk pati asnjë koment nga Hezbollahu mbi pretendimin izraelit.

Lufta ndërkufitare midis Izraelit dhe grupit Hezbollah në Liban u përshkallëzua në një luftë të plotë shtatorin e kaluar. Pavarësisht një armëpushimi të nëntorit, forcat izraelite kanë kryer sulme pothuajse të përditshme në Libanin jugor, duke pretenduar se kanë në shënjestër aktivitetet e Hezbollahut.

Që atëherë, autoritetet libaneze kanë raportuar gati 3.000 shkelje të armëpushimit nga ana e Izraelit, duke përfshirë vdekjen e të paktën 236 personave dhe plagosjen e më shumë se 540 të tjerëve.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhej të tërhiqej plotësisht nga Libani jugor deri më 26 janar, por afati u zgjat deri më 18 shkurt pasi Tel Avivi refuzoi të zbatonte marrëveshjen.

Deri më tani, Izraeli ende mban një prani ushtarake në pesë pika kufitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın