Bota

Lavrov: Organizatat terroriste kontrollojnë 90 për qind të Idlibit

"Organizatat terroriste nga 50 për qind tashmë kontrollojnë 90 për qind të Idlibit. Vazhdojnë sulmet edhe nga vendet ku gjenden të gjitha pikat e vëzhgimit", është shprehur ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov

Dmitri Chirciu  | 20.08.2019 - Përdıtësım : 21.08.2019
Lavrov: Organizatat terroriste kontrollojnë 90 për qind të Idlibit

Moskē

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, duke bërë të ditur se organizatat terroriste kontrollojnë 90 për qind të Idlibit, pretendoi se vazhdojnë sulmet edhe nga vendet ku gjenden të gjitha pikat e vëzhgimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në Moskë me ministren e Jashtme të Ganës, Shirley Ayorkor Botchway, ministri Lavrov ka bërë deklarata lidhur me situatën në rajonin Idlib të Sirisë.

"Organizatat terroriste nga 50 për qind tashmë kontrollojnë 90 për qind të Idlibit. Vazhdojnë sulmet edhe nga vendet ku gjenden të gjitha pikat e vëzhgimit", është shprehur Lavrov.

Kryediplomati rus ka shtuar se në zonën e deeskalimit të Idlibit ndodhen njësitë ushtarake të Rusisë dhe se ato po veprojnë së bashku me ushtrinë e Sirisë.

Pasi ka rikujtuar se pikat turke të vëzhgimit janë formuar më parë, Lavrov ka pretenduar se provokimet e terroristëve nuk janë mundur të pengohen.

Ndaj bazës ushtarake Himejmim të Rusisë janë kryer shumë herë sulme nga terroristët, ka pretenduar Lavrov, i cili ka theksuar se "Turqisë i kemi dhënë informacion se do të eliminohen militantët në Idlib. Ushtria ruse dhe ajo turke vazhdojnë kontaktet lidhur me situatën".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın