Bota

Lavrov: Marrëveshja për të furnizuar Indinë me S-400 do të realizohet pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së

"Ne kemi qenë dëshmitarë të përpjekjeve nga ana e SHBA-së për të penguar këtë bashkëpunim dhe për ta detyruar Indinë që t'u bindet urdhrave amerikane", tha mes tjerash kryediplomati rus, Sergey Lavrov

Ekip  | 07.12.2021 - Përdıtësım : 07.12.2021
Lavrov: Marrëveshja për të furnizuar Indinë me S-400 do të realizohet pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së

New Delhi

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se marrëveshja për të furnizuar Indinë me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 do të realizohet përkundër përpjekjeve të SHBA-së për të penguar atë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne kemi qenë dëshmitarë të përpjekjeve nga ana e SHBA-së për të penguar këtë bashkëpunim dhe për ta detyruar Indinë që t'u bindet urdhrave amerikane, të ndjekë vizionin amerikan se si duhet të zhvillohet rajoni", tha Sergey Lavrov për agjencinë e lajmeve ANI në New Delhi.

Dje në Indi u mbajt takim i përbashkët ku morën pjesë ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së Rusisë dhe Indisë.

Ministri indian i Mbrojtjes, Rajnath Singh, duke folur për sfidat me të cilat përballet vendi, tha se në rajon vërehet armatosje e shtuar, duke theksuar edhe "agresionin e paprovokuar" në kufirin me Kinën.

"Duke pranuar se nevojat e saj për zhvillim janë kolosale dhe sfidat e mbrojtjes janë legjitime, reale dhe të menjëhershme, India kërkon partnerë që janë të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm ndaj pritjeve dhe kërkesave të Indisë", tha Singh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın