Bota

Labirinti më i madh i borës në Evropë hapet në Poloni pas vonesës për shkak të motit

Korridoret brenda labirintit mund të shtrihen për më shumë se një kilometër dhe gjetja e rrugës për të dalë mund të zgjasë mjaft kohë, ndonjëherë më shumë se një orë

Abdulbesar Ademi  | 30.01.2026 - Përdıtësım : 09.02.2026
Labirinti më i madh i borës në Evropë hapet në Poloni pas vonesës për shkak të motit Foto: Omar Marques / AA

Zakopane

Labirinti i borës Snowlandia, i njohur si më i madhi i këtij lloji në Evropë, është hapur zyrtarisht për publikun në qytetin jugor Zakopane të Polonisë, raporton Anadolu.

Atraksioni, i cili shtrihet në rreth 3 mijë metra katrorë, priti vizitorët e parë të sezonit dimëror në Zakopane pas një vonese 2-javore.

Operatorët përmendën kushtet e pafavorshme të motit, konkretisht temperaturave më të larta se mesatarja, që detyruan shtyrjen e hapjes fillimisht të planifikuar për mesin e janarit.

Snowlandia është një park argëtimi tematik në qytetin turstik malor Zakopane, i vendosur buzë Parkut Kombëtar Tatra. Ai ndërtohet çdo dimër duke përdorur borë artificiale dhe është i mundur vetëm kur temperaturat janë nën zero gradë.

Korridoret brenda labirintit mund të shtrihen për më shumë se një kilometër dhe gjetja e rrugës për të dalë mund të zgjasë mjaft kohë, ndonjëherë më shumë se një orë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.