Bota

Këshilli presidencial i Jemenit shkarkon ministrin e mbrojtjes

Lëvizja pasoi vendimet një ditë më parë nga Alimi për të shkarkuar ministrat e transportit dhe planifikimit pasi ata mbështetën “masat unilaterale” nga Këshilli Kalimtar Jugor (STC)

Mohammad Sıo  | 08.01.2026 - Përdıtësım : 08.01.2026
Këshilli presidencial i Jemenit shkarkon ministrin e mbrojtjes

Sana

Kryetari i këshillit presidencial të Jemenit, Rashar al-Alimi, ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Mohsen al-Daeri dhe urdhëroi daljen e tij në pension, transmeton Anadolu.

Alimi lëshoi një dekret që lironte gjeneral-lejtant Daerin nga posti i tij dhe e dërgonte atë në pension.

Lëvizja pasoi vendimet e një dite më parë nga Alimi për të shkarkuar ministrin e transportit dhe atë të planifikimit pasi ata mbështetën “masat unilaterale” nga Këshilli Kalimtar Jugor (STC).

Dje, Alimi urdhëroi një ri-organizim të zyrtarëve të lartë civilë dhe ushtarakë në jug të vendit, duke shkarkuar guvernatorin e Adenit dhe komandantët kryesor mes tensioneve të larta në provincat jugore dhe lindore.

Javën e kaluar, Arabia Saudite akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe se i nxisin forcat e STC-së të kryejnë operacione ushtarake përgjatë kufirit jugor të mbretërisë në provincat Hadhramaut dhe al-Mahra, megjithatë Abu Dhabi e mohoi akuzën.

Dy provincat, të cilat përbëjnë gati gjysmën e territorit të Jemenit, muajin e kaluar u pushtuan nga luftëtarët e STC-së, por forcat qeveritare arritën t’i rimarrin ato në fillim të kësaj jave.

STC-ja ka kohë që ka kërkuar shkëputjen e Jemenit jugor, duke argumentuar se qeveritë e njëpasnjëshme e kanë margjinalizuar rajonin politikisht dhe ekonomikisht. Autoritetet jemenase e hedhin poshtë pretendimin dhe këmbëngulin në ruajtjen e unitetit territorial të vendit.

Jemeni i Veriut dhe Jemeni i Jugut u bashkuan më 22 maj të vitit 1990 duke formuar Republikën e Jemenit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın