Bota

Këshilli Evropian fillon 13 projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjes

Me vendimin e fundit, gjithsej 47 projekte aktualisht janë duke u zhvilluar në kuadër të Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar (PESCO)

Diyar Güldoğan  | 12.11.2019 - Përdıtësım : 13.11.2019
Këshilli Evropian fillon 13 projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjes

Ankara

Këshilli Evropian (KE) ka miratuar një listë me 13 projekte që do të zbatohen në kuadër të Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar (PESCO), transmeton Anadolu Agency (AA).

"5 nga projektet e reja fokusohen në trajnimin dhe mbulimin e disa sferave si kibernetika, zhytja, taktika, mjekësia, si dhe trajnimet për mbrojtjen kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare", thuhet në kumtesën e KE-së.

Projektet tjera fokusohen në avancimin e veprimeve bashkëpunuese të BE-së, si dhe zhvillimin e aftësive në det, ajër dhe hapësirë.

"Me vendimin e sotëm, numri i projekteve që aktualisht janë duke u zhvilluar rritet në 47", shtohet në kumtesë.

E krijuar në vitin 2017, PESCO u mundëson 25 vendeve anëtare të BE-së që të punojnë bashkë në sferat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın