Bota

Këngëtarja izraelite Noa bën thirrje për paqe në një performancë në Firence

“Liri për Palestinën, liri edhe për Izraelin. Lirohuni të gjithë nga urrejtja, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Lirohuni nga frika, na ndihmoni të afrohemi me njëri-tjetrin”, tha Noa

Beyza Binnur Dönmez  | 13.09.2025 - Përdıtësım : 13.09.2025
Këngëtarja izraelite Noa bën thirrje për paqe në një performancë në Firence Foto: AA/Arkiv

Gjenevë

Këngëtarja izraelite Noa ka bërë thirrje për paqe gjatë një performance në Palazzo Vecchio në Firence, duke kërkuar t’i jepet fund “urrejtjes” dhe “frikës”, transmeton Anadolu.

“Ndaloni. Sa gjatë mund të vazhdojë kjo”, u tha ajo të pranishmëve në ngjarjen 'Ri-imagjinoni Paqen: Një dritë përpara'.

“Liri për Palestinën, liri edhe për Izraelin. Lirohuni të gjithë nga urrejtja, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Lirohuni nga frika, na ndihmoni të afrohemi me njëri-tjetrin”, tha Noa.

Noa, emri i vërtetë i së cilës është Achinoam Nini, prej kohësh njihet për bashkëpunimet e saj që kapërcejnë ndarjet kulturore dhe politike. Në ngjarjen në Firence, ajo performoi këngën “There Must Be Another Way” me këngëtaren palestinezo-izraelite Mira Awad.

Për herë të parë, të dyja së bashku e kënduan këtë këngë në konkursin e këngës Eurovision në vitin 2009, ku dueti i tyre u prezantua si një thirrje për bashkëjetesë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.