Bota

Kuvajt ndalon shfaqjen e filmave "Barbie" dhe "Talk to Me"

Autoritetet e Libanit më herët kanë deklaruar se filmi "Barbie" nuk do të shfaqet në këtë vend me arsyetimin se shkel vlerat morale dhe fetare, si dhe promovon homoseksualitetin

Mahmut Geldi  | 10.08.2023 - Përdıtësım : 11.08.2023
Kuvajt ndalon shfaqjen e filmave "Barbie" dhe "Talk to Me"

Istanbul

Autoritetet kompetente të Kuvajtit kanë ndaluar shfaqjen e filmave "Barbie" dhe "Talk to Me", të cilët konsiderohen si joadekuat nga aspekti i moralit publik dhe zakoneve shoqërore në vendin e Gjirit, raporton Anadolu.

Agjencia e lajmeve KUNA raporton se Lafi es-Sabii nga Ministria e Informacionit tha se filmat "Barbie" dhe "Talk to Me" nuk do të shfaqen në Kuvajt.

Sabii ka theksuar se një vendim i tillë është marrë me qëllim të mbrojtjes së moralit publik dhe traditës shoqërore.

"Bordi i Censurës së Filmit kërkon që skenat shqetësuese të fshihen përpara se të lejohet shfaqja e filmit. Kur filmi përmban një mesazh që nuk është në përputhje me vlerat e shoqërisë, ndalohet shfaqja e tij. Kjo vlen për çdo film që ka përmbajtje që nuk është në përputhje me vlerat dhe traditat e popullit tonë", tha Sabii.

Po ashtu edhe autoritetet e Libanit më herët kanë deklaruar se filmi "Barbie" nuk do të shfaqet në këtë vend me arsyetimin se shkel vlerat morale dhe fetare, si dhe promovon homoseksualitetin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın