Bota

Kuti gjigante bamirësie në formë topi futbolli në Doha për Gazën

Kutia sferike e donacioneve, e vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të tregut, mban mbishkrimin “Our Goal is One for Gaza” (Qëllimi ynë është një për Gazën) dhe synon të tërheqë vëmendjen ndaj krizës humanitare në Rripin e Gazës

Shpetim Hiseni  | 13.01.2026 - Përdıtësım : 13.01.2026
Kuti gjigante bamirësie në formë topi futbolli në Doha për Gazën Foto: Ali Altunkaya/AA

Doha

Në tregun e njohur "Souq Waqif" në Doha të Katarit, qytetarë dhe vizitorë po dhurojnë të holla në një kuti bamirësie gjigante në formë topi futbolli, e vendosur nga “Qatar Charity”, raporton Anadolu.

Kutia sferike e donacioneve, e vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të tregut, mban mbishkrimin “Our Goal is One for Gaza” (Qëllimi ynë është një për Gazën) dhe synon të tërheqë vëmendjen ndaj krizës humanitare në Rripin e Gazës, duke konkretizuar thirrjen për ndihmë humanitare.

Iniciativa ka ngjallur interes të madh te publiku ndërsa shumë persona janë ndalur për të kontribuuar financiarisht, duke shprehur solidaritet me popullsinë e prekur në Gaza si pasojë e bllokadës dhe sulmeve brutale izraelite që nga tetori 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın