Kurz: Në nivel të BE-së nevojitet sistem i ri për migrantët
Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurz, pas takimit me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, deklaroi se sistemi ekzistues mbi refugjatët i BE-së nuk funksionon

Vjenë
VJENË (AA) – Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurz, pas takimit me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, deklaroi se sistemi ekzistues, i cili parasheh shpërndarjen e refugjatëve brenda Bashkimit Evropian (BE), nuk funksionon, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nevojitet që në nivel të BE-së të vendoset sistem i ri për migrantë. Vendet që pranojë refugjatë doemos të vendosin kë do të pranojnë në Evropë, e jo trafikantët”, tha Kurz pas takimit në një konferencë për media.
Ai shtoi se gjatë takimit me Orbanin është biseduar për marrëdhëniet bilaterale si dhe për çështjet e ardhmërisë së BE-së.
Ai theksoi se Hungaria, nuk është vetëm fqinj i Austrisë por edhe një nga partnerët e saj më të rëndësishëm tregtar.
Ai theksoi se të dyja vendet pajtohet mbi çështjen e rëndësisë së mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Unionit, si dhe ndalimin e migracionit illegal.
Orban deklaroi se migracioni është një nga kërcënimet më të mëdha mbi ardhmërinë e Evropës, duke theksuar se kontinenti është i bazuar në vlerat të krishtera.
“Unë këtu fillimisht mendoj për dimensionin kulturor, e jo për atë fetar. Ne jetojmë në bashkësi krishtere dhe kjo mënyrë e jetesës disi doemos duhet mbrojtur. Për ne kjo formë e identitetit është e rëndësishme. Sipas mendimit tim, Evropës nuk i nevojitet bashkësi paralele. Doemos duhet të mbrojmë vlerat themelore të krishtera”, tha Orban.
Ai porositi se Hungaria mbështet zgjerimin e BE-së drejt vendeve të Ballkanit.
Nga ana tjetër, para ndërtesës së Qeverisë austriake një grup demonstrantësh, duke mbajtur flamurin e BE-së protestuan për vizitën e Orbanit në Vjenë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.