Bota

Kurti takoi kongresistë e senatorë amerikanë gjatë vizitës në SHBA

"Bashkëpunimi Kosovë-SHBA në mbrojtje dhe në zhvillim ishte ndër thekset kryesore në çdo takim", shkroi mes tjerash Kurti pas takimeve

Agim Sulaj  | 01.10.2025 - Përdıtësım : 02.10.2025
Kurti takoi kongresistë e senatorë amerikanë gjatë vizitës në SHBA Burimi: Zyra e Kryeministrit

Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili zhvilloi vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është takuar me kongresistë dhe senatorë nga të dyja partitë e mëdha amerikane, transmeton Anadolu.

Kurti gjatë qëndrimit të tij në New York dhe Washington D.C., i shoqëruar nga zëvendësministrja e Jashtme Liza Gashi, ambasadori Ilir Dugolli dhe konsulli i përgjithshëm Blerim Reka, diskutuan me 10 kongresistë dhe senatorë amerikanë, prej tyre gjashtë nga radhët e demokratëve dhe katër nga Partia Republikane.

"Bashkëpunimi Kosovë-SHBA në mbrojtje dhe në zhvillim ishte ndër thekset kryesore në çdo takim. Mbështetja dypartiake për Kosovën në Capitol Hill, për të cilën jemi mirënjohës, është përparësia dhe veçantia e raporteve tona", shkroi Kurti pas takimeve.

Delegacioni u takua me kongresistët Keith Self, Mike Lawler, Jim McGovern, George Latimer, Ritchie Torres dhe Kat Cammack, dhe senatorët Gary Peters, Jeanne Shaheen, Elissa Slotkin dhe Joni Ernst.

Kurti gjatë vizitës në SHBA vizitoi bashkatdhetarë që jetojnë në SHBA si dhe mori pjesë në diskutime të ndryshme. Ai ishte folës kryesor në diskutimin e organizuar nga Instituti "Zolberg" mbi Migrimin dhe Mobilitetin në kuadër të Universitetit "The New School" në SHBA me titull "Mbështetja e qytetarëve të thjeshtë në një krizë ekonomike globale: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın