Kuratori britanik: Izraeli shënjestroi qëllimisht bibliotekat dhe universitetet për të mohuar identitetin palestinez
Kuratori britanik Andy Simons tha se Izraeli ka dëmtuar qëllimisht bibliotekat dhe universitetet në territoret që ka pushtuar që nga viti 1948 për të mohuar identitetin palestinez
Stamboll
NURI AYDIN
Kuratori britanik Andy Simons tha se Izraeli ka dëmtuar qëllimisht bibliotekat dhe universitetet në territoret që ka pushtuar që nga viti 1948 për të mohuar identitetin palestinez.
Simons, si pjesë e seancës së fundit të Tribunalit të Gazës, një iniciativë globale dhe e pavarur e krijuar për të hetuar krimet e luftës të Izraelit në Gaza, bëri vlerësime për Agjencinë Anadolu (AA) rreth politikave pushtuese dhe mohuese të Izraelit në Palestinë.
Ai theksoi se është pensionuar nga Biblioteka britanike në Londër, shtëpia e rrjetit më të madh të bibliotekave publike në botë dhe shpjegoi se puna e tij ka ndihmuar mijëra palestinezë dhe jo-palestinezë të kryejnë kërkime mbi historinë palestineze.
Simons tha se Izraeli po ndjek politika që synojnë mohimin e identitetit palestinez.
"Në vitin 1948 Izraeli sekuestroi të gjitha të dhënat e tij kriminale dhe bibliotekat private. Ata e bënë përsëri këtë kur pushtuan Libanin në vitin 1982. Në vitet 1960, Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) krijoi arkivin e vet në Bejrut dhe Instituti për Studimet e Palestinës i pavarur nga PLO bëri të njëjtën gjë. Ky arkiv ekziston ende dhe unë punoj me ta. Kam ndihmuar në dixhitalizimin e historive gojore për ta (palestinezët). Arkivi i PLO-së u plaçkit kur Izraeli pushtoi Bejrutin në vitin 1982. Ata vodhën gjithçka dhe më pas bombarduan ndërtesën", tha ai.
Duke tërhequr vëmendjen se koleksionet private, veçanërisht ato të mbajtura nga palestinezët para 7 tetorit 2023, ishin shtëpia e shumë sendeve të vlefshme dhe të rralla, por se pothuajse të gjitha tani janë shkatërruar, Simons thotë se Izraeli po dëmton qëllimisht bibliotekat dhe universitetet në territoret që ka pushtuar që nga viti 1948 për të mohuar identitetin palestinez.
Simons potencon se Izraeli po ndjek një politikë shkatërrimi të plotë në Gaza, duke shkatërruar vite të tëra koleksionesh arkivore dhe bibliotekare.
"Ashtu siç synojnë personelin mjekësor, izraelitët synojnë qëllimisht bibliotekat universitare. Kam dy fotografi të një palestinezi në Gaza. Njëra është një foto e koleksionit të tij të librave para fundit të vitit 2023 dhe tjetra, siç mund ta imagjinoni fotografia e ndërtesës në formën e rrënojës. Ky palestinez kishte kaluar 35 vjet duke dokumentuar libra, kryesisht të botuar në Gaza. Kjo është vërtet e tmerrshme", tha ai.
- "Mediat perëndimore kontrollohen kryesisht nga Izraeli ose nga ata që përfitojnë nga Izraeli"
Kuratori britanik thotë se mediat perëndimore nuk kanë treguar interes të mjaftueshëm për gjenocidin në Gaza.
"Mediat perëndimore kontrollohen kryesisht nga Izraeli ose nga ata që përfitojnë nga Izraeli. Mendoni për të gjithë prodhuesit e armëve në Perëndim, të gjitha kompanitë e përpunimit të të dhënave, Microsoft dhe Google, dhe shumë kompani të tjera që nuk i kemi dëgjuar kurrë që prodhojnë inteligjencë artificiale shumë të sofistikuar dhe këto teknologji. Këto kompani nuk prodhojnë domosdoshmërisht armë, por ato e ndihmojnë Izraelin", tha Simons.
Ai bëri të ditur se Izraeli është angazhuar prej kohësh në propagandën e vet. "Ata e quajnë 'hasbara'. Është shumë e njohur. Ata e kanë bërë këtë në mënyrë aktive që nga vitet 1960. Ata përdorin termin 'hasbara' dhe ka të bëjë me mbjelljen e historive në gazeta dhe në televizion për ta portretizuar Izraelin si të mirë dhe ata që nuk i pëlqejnë si të këqij. Ata janë shumë të sofistikuar në lidhje me këtë çështje", tha Simons.
Më tej Simons shtoi se ashtu si në Tribunalin e Gazës, ata kanë paraqitur shumë prova, por që mediat perëndimore e kane injoruar këtë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
