Kufiri Venezuelë-Kolumbi mbetet i mbyllur për arsye të sigurisë
Zyrtarët thanë se masa synon të ruajë rendin publik dhe të forcojë sigurinë kufitare, ndërkohë që po vlerësohen implikimet politike dhe sociale të zhvillimeve të fundit
La Guajira
Autoritetet e Venezuelës kanë urdhëruar mbylljen parandaluese të pikës kufitare Paraguachon me Kolumbinë mes tensioneve rajonale pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro nga SHBA-ja, raporton Anadolu.
Nuk është raportuar trafik automjetesh në pikën kufitare, ndërkohë një numër i kufizuar njerëzish janë vërejtur duke kaluar në këmbë ose duke përdorur rrugë alternative, kryesisht me motoçikletë.
Zyrtarët thanë se masa synon të ruajë rendin publik dhe të forcojë sigurinë kufitare, ndërkohë që po vlerësohen implikimet politike dhe sociale të zhvillimeve të fundit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
