Kryqi i Kuq transferon mbetjet mortore të 45 palestinezë te autoritetet shëndetësore të Gazës
ICRC-ja tha se lehtësoi transferimin si “një ndërmjetës neutral, siç u kërkua nga dhe me marrëveshjen e palëve”

Gjenevë
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka dorëzuar mbetjet mortore të 45 palestinezëve të ndjerë autoriteteve shëndetësore në Gaza, raporton Anadolu.
ICRC-ja tha se lehtësoi transferimin si “një ndërmjetës neutral, siç u kërkua nga dhe me marrëveshjen e palëve”.
IRCR-ja tha se autoritetet lokale të shëndetit dhe mjekësisë ligjore në Gaza tani janë përgjegjëse për identifikimin e mbetjeve mortore, duke shtuar se ofron udhëzime teknike kur është e nevojshme.
“Autoritetet lokale të shëndetit në Gaza kanë konfirmuar se numri i të ndjerëve të pranuar sot është 45”, theksoi ajo.
Komente të mëtejshme në lidhje me identitetin e të ndjerëve nuk është dhënë deri më tani.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.