Bota

Kryetari i New Yorkut takohet me presidentin Trump për të diskutuar iniciativat për strehim

“Pres me padurim të ndërtojmë më shumë banesa në New York”, thotë Zohran Mamdani pas bisedimeve “produktive” me presidentin

Diyar Güldoğan  | 26.02.2026 - Përdıtësım : 26.02.2026
Kryetari i New Yorkut takohet me presidentin Trump për të diskutuar iniciativat për strehim

Washington DC

Kryetari i qytetit të New Yorkut, Zohran Mamdani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim “produktiv” me presidentin Donald Trump për të diskutuar planet për zgjerimin e strehimit në qytet, transmeton Anadolu.

“Pata një takim produktiv me presidentin Trump këtë pasdite. Pres me padurim të ndërtojmë më shumë banesa në New York”, shkroi Mamdani në rrjetin social amerikan X.

Takimi shënon herën e dytë që Mamdani takohet me presidentin Trump që nga fitorja e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Gjatë fjalimit për Gjendjen e Unionit të martën, Trump e quajti Mamdanin “një djalë të mirë”, pavarësisht politikave të tij “komuniste”.

“Edhe kryetari i ri komunist i New Yorkut, mendoj se është një djalë i mirë, në fakt, kam folur shumë me të. Politikë e keqe, por djalë i mirë”, tha Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.