Bota

Kryeqyteti i Libanit Bejrut shpallet "zonë fatkeqësie" për shkak të shpërthimit

Në deklaratën nga Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban theksohet se është krijuar një komision hetimi në lidhje me shpërthimin dhe se ky komision brenda 5 ditëve do të përgatis një raport

Gülşen Topçu  | 05.08.2020 - Përdıtësım : 05.08.2020
Kryeqyteti i Libanit Bejrut shpallet "zonë fatkeqësie" për shkak të shpërthimit

Bejrut

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban ka shpallur kryeqytetin Bejrut "zonë fatkeqësie" për shkak të shpërthimit në Portin e Bejrutit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Këshilli pas takimit me presidentin Michel Auon, theksohet se është krijuar një komision hetimi në lidhje me shpërthimit dhe se ky komision brenda 5 ditëve do të përgatis një raport.

Në deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se Bejruti është shpallur "zonë fatkeqësie", ndërsa gjithashtu është shpallur gjendje e jashtë zakonshme 2 javore në kryeqytet.

Kryeministri Hassan Diyab kishte shpallur ditën e mërkurë si "ditë zie kombëtare" për shkak të shpërthimit.

- Rrokaqiejt në Dubai dhe Egjipt ndriçohen me flamurin libanez

Rrokaqielli Burj Khalifa në Dubai dhe Piramidat e Mëdha të Gizës në Egjipt u ndriçuan me flamurin libanez në shenjë solidariteti për shpërthimin vdekjeprurës në Bejrut.

Burj Khalifa dhe Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve e Egjiptit në rrjetet sociale ndanë postime të fotografive dhe ngushëlluan Libanin.

Iraku dhe Katari do të dërgojnë 3 spitale fushore në Liban

Agjencia e lajmeve në Liban, NNA, njoftoi se Katari sot do të dërgojë 2 spitale fushore, secila me kapacitet prej 500 shtretër.

Në lajm gjithashtu e bë e ditur se edhe Iraku do të dërgojë një spital fushor, si dhe naftë për të përdorur gjatë periudhës së krizës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın