Bota

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Rusia nuk u përgjigjet njoftimeve tona

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan tha se Rusia nuk u përgjigjet njoftimeve lidhur me pretendimet se ka kryer krime lufte në Ukrainë

Betül Yürük  | 28.04.2022 - Përdıtësım : 28.04.2022
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Rusia nuk u përgjigjet njoftimeve tona

New York

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan tha se Rusia nuk u përgjigjet njoftimeve lidhur me pretendimet se ka kryer krime lufte në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me kërkesë të Francës dhe Shqipërisë u mbajt seanca jozyrtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e njohur si "formula arria" (arria formula) për të trajtuar krimet e kryera në Ukrainë.

Kryeprokurori i GJNP-së, Karim Kahn duke folur në seancë theksoi se 43 vende kanë referuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale pretendimet e tyre për krime lufte në Ukrainë.

"Rusisë i kam dërguar 3 njoftime por nuk kam mundur të marr përgjigje. Do të vazhdoj ta provoj. Ne nuk kemi ndonjë program dhe agjendë politike përveç se arritjen e të vërtetës", tha Khan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.