Kryeparlamentari turk thërret seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar gjenocidin izraelit dhe urinë në Gaza
- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pritet gjithashtu të informojë ligjvënësit gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare.
Istanbul
ANKARA (AA) - Kryetari i parlamentit turk, Numan Kurtulmuş, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit të premten për të diskutuar sulmet e Izraelit ndaj Gazës, gjenocidin, shtypjen dhe politikat e urisë, transmeton Anadolu.
Zyra e kryetarit të parlamentit tha sot se Kurtulmuş thirri seancën e jashtëzakonshme të parlamentit në përputhje me nenin 93 të Kushtetutës dhe nenin 7 të Rregullores së Punës së Parlamentit.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pritet gjithashtu të informojë ligjvënësit gjatë seancës së jashtëzakonshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
