Bota

Kryeministrja italiane, Meloni: Paqen në Ukrainë duhet ta sigurojmë duke u bashkuar

- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se nëse kërkohet të arrihet paqe dhe drejtësi në luftën Rusi-Ukrainë, ata duhet ta bëjnë këtë duke u bashkuar.

Salih Okuroğlu  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 18.08.2025
Kryeministrja italiane, Meloni: Paqen në Ukrainë duhet ta sigurojmë duke u bashkuar

Vjenë

VJENË (AA) - Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se nëse kërkohet të arrihet paqe dhe drejtësi në luftën Rusi-Ukrainë, ata duhet ta bëjnë këtë duke u bashkuar, raporton Anadolu.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe udhëheqësit evropianë dhanë deklarata para takimit të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Meloni tha se sot është një ditë e rëndësishme dhe se pas më shumë se tre vitesh, gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Ajo potencoi rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës së bashku. "Nëse duam të arrijmë paqe dhe drejtësi, duhet të kujtojmë se duhet ta bëjmë këtë duke u bashkuar", tha Meloni.

Meloni vuri në dukje se Italia ka qëndruar me Ukrainën që nga fillimi, ndërsa tha se kanë mbështetur Trumpin për përpjekjet që ai ka treguar për paqen.

Ajo theksoi se dhënia e garancive të sigurisë për Ukrainën është parakusht për çdo paqe dhe se ata do ta diskutojnë këtë çështje në takim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.