Bota

Kryeministrja italiane: Autonomia e sigurisë është çelësi për lirinë politike të Evropës

Meloni tha se mbështetja te të tjerët për siguri vjen në mënyrë të pashmangshme me një kosto

Barış Seçkin  | 06.12.2025 - Përdıtësım : 06.12.2025
Kryeministrja italiane: Autonomia e sigurisë është çelësi për lirinë politike të Evropës Foto: AA/Arkiv

Romë/Stamboll

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka theksuan nevojën që Evropa të ketë siguri autonome, duke deklaruar se nëse dëshiron të jetë një fuqi e madhe, duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten, transmeton Anadolu.

Duke komentuar në një intervistë televizive mbi strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, e cila sugjeron se Evropa duhet të jetë e pavarur, Meloni tha se mbështetja te të tjerët për siguri vjen në mënyrë të pashmangshme me një kosto.

Duke e paraqitur vetëmbrojtjen si një "proces të pashmangshëm dhe një mundësi" për Bashkimin Evropian (BE), ajo tha se kjo ka një kosto ekonomike, por në fund të fundit sjell liri politike.

Meloni gjithashtu hodhi poshtë pretendimet për një "përçarje" në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe BE-së, duke theksuar se pajtohet me disa vlerësime të bëra në lidhje me politikën evropiane në dokumentin strategjik të SHBA-së, i cili sipas saj artikulon një situatë që prej kohësh ka qenë e pranishme.

Lidhur me qëndrimin e Italisë ndaj luftës Rusi-Ukrainë, Meloni tha se qëndrimi i qeverisë së saj ka qenë i qartë që nga fillimi dhe se ata mbështesin Ukrainën për të ndërtuar paqen. Ajo shtoi se paqja mund të ndërtohet vetëm përmes parandalimit, jo vetëm qëllimeve të mira.

Lidhur me njohjen e Palestinës, ajo theksoi se Italia është e lidhur nga një rezolutë parlamentare e cila kërkon kushte si çarmatimi i Hamasit dhe përjashtimi i grupit nga çdo rol i ardhshëm në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın