Kryeministri Starmer përsërit se Britania nuk do të përfshihet në luftën me Iranin
"Pikëpamja ime është se shumë nga ato që janë thënë dhe bërë, kanë qenë për të ushtruar presion mbi mua që të ndryshoj mendje, por unë nuk do ta bëj këtë", tha Starmer
Londër
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka përsëritur se Britania nuk do të bashkohet me luftën në Lindjen e Mesme, duke përmendur një "dallim të qartë" për luftën midis tij dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.
"Kam qenë i qartë se nuk do të bashkohem me luftën", tha Starmer për Sky News në Finlandë të enjten, ku shkoi për të marrë pjesë në takimin e Forcës së Përbashkët Ekspedituese (JEF).
Ai deklaroi se ekziston një "dallim i qartë" në opinion midis tij dhe presidentit të SHBA-së.
"Pikëpamja ime është se shumë nga ato që janë thënë dhe bërë, kanë qenë për të ushtruar presion mbi mua që të ndryshoj mendje, por unë nuk do ta bëj këtë", tha Starmer.
Komentet e tij erdhën mes trazirave në marrëdhëniet midis dy aleatëve transatlantik, ndërsa presidenti amerikan përsëriti kritikat e tij ndaj Britanisë për refuzimin e lejimit të qasjes ushtarake amerikane në bazat britanike për SHBA-në dhe sulmin fillestar të Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.
Britania përfundimisht u lejoi atyre qasje për veprime "mbrojtëse" ndërsa Irani qëlloi raketa dhe dronë në të gjithë Gjirin, por Starmer që atëherë ka theksuar se Britania nuk do t'i bashkohet luftës së Iranit.
Për gati një muaj, SHBA-të dhe Izraeli kanë kryer një ofensivë ajrore ndaj Iranit, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë ish-liderin suprem Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet dhe aviacionin global.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
