Bota

Kryeministri spanjoll falënderon Türkiye-n për qëndrimin e saj konstruktiv

"Türkiye është partner kyç në siguri dhe ndërmjetësim. Sot u takova me presidentin Erdoğan. E falënderova për mbështetjen që ka dhënë për forcimin e krahut jugor", tha Sanchez

Şenhan Bolelli  | 30.06.2022 - Përdıtësım : 30.06.2022
Kryeministri spanjoll falënderon Türkiye-n për qëndrimin e saj konstruktiv

Madrid

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez falënderoi Türkiye-n (Turqinë) për "qëndrimin e saj konstruktiv" në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, Sanchez tha: "Një prej rezultateve më të mëdha të samitit ishte bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO. Falënderoj Türkiye-n për qëndrimin e saj konstruktiv".

Kryeministri spanjoll edhe në një postim që bëri nga llogaria e tij në Twitter pas takimit dypalësh me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan tha:

"Türkiye është partner kyç në siguri dhe ndërmjetësim. Sot u takova me presidentin Erdoğan. E falënderova për mbështetjen që ka dhënë për forcimin e krahut jugor dhe për përpjekjet diplomatike për inkurajimin e dialogut dhe përfundimin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.