Bota

Kryeministri spanjoll: Ceuta dhe Melilla nuk janë qytete të pushtuara

"Ne nuk pranojmë që për Ceutën dhe Melillan të fliten si për qytete të pushtuara. Sepse këto janë territore evropiane, spanjolle, të cilat njihen edhe ndërkombëtarisht", tha Sanchez

Şenhan Bolelli  | 08.06.2022 - Përdıtësım : 09.06.2022
Kryeministri spanjoll: Ceuta dhe Melilla nuk janë qytete të pushtuara

Madrid

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez tha se sovraniteti spanjoll në qytetet Ceuta dhe Melilla, të cilat janë territore spanjolle në Afrikën e Veriut dhe ku ka probleme të shpeshta me Marokun, është i padiskutueshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij në parlament, Sanchez tha: "Ne nuk pranojmë që për Ceutën dhe Melillan të fliten si për qytete të pushtuara. Sepse këto janë territore evropiane, spanjolle, të cilat njihen edhe ndërkombëtarisht".

Duke iu referuar procesit të normalizimit që filloi pas negociatave dhe marrëveshjeve dypalëshe mes Spanjës dhe Marokut prillin e kaluar, pas krizës diplomatike që zgjati për rreth 10 muaj, Sanchez përcolli se sovraniteti spanjoll në Ceuta dhe Melilla ishte i padyshimtë për Mbretin e Marokut, Muhamed. VI, në takimin e tij më 7 prill.

Pavarësisht gjithçkaje, kryeministri spanjoll theksoi se ndjeshmëria e Marokut është po aq e konsiderueshme kur bëhet fjalë për çështjet që lidhen me rajonin.

Duke thënë se Ceuta dhe Melilla "nuk mund të zhvillohen në një mjedis shtypjeje dhe pasigurie", Sanchez tha se kalimi i njerëzve dhe mallrave në këta kufij duhet të normalizohet në përputhje me ligjin.

Ai mbrojti ndryshimin e bërë nga Spanja në politikën e Saharasë Perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve me Marokun. Sanchez tha se plani i propozuar nga Maroku në Saharanë Perëndimore "bazohet në baza serioze, të besueshme dhe realiste, ndërsa Spanja nuk heq dorë nga kauza e njerëzve të këtij rajoni”.

- Marrëdhëniet Spanjë-Marok

Kriza mes dy vendeve nisi kur Spanja solli Sekretarin e Përgjithshëm të Frontit Polisario të Saharës Perëndimore, Brahim Gali, në Spanjë për kurim nga COVID-19 më 22 prill 2021 ndërsa Maroku reagoi dhe tërhoqi menjëherë ambasadorin e saj në Spanjë.

Si rezultat i largimit të qeverisë marokene nga kontrolli kufitar në Ceuta më 17-19 maj 2021, më shumë se 8.500 migrantë të parregullt notuan nga bregu në anën spanjolle, gjë që rriti tensionet midis dy vendeve dhe Spanja dërgoi ushtrinë në kufi.

Marrëdhëniet midis Spanjës dhe Marokut, ku u mbajtën kontakte të nivelit të lartë për rreth 10 muaj, hynë në një fazë të re kur kryeministri spanjoll, Sanchez, në letrën që i dërgoi mbretit maroken Mohammed VI më 13 mars, deklaroi se ai mbështeste planin e autonomisë të paraqitur nga Maroku për problemin e Saharës Perëndimore.

Kufijtë e Ceutës dhe Melillas, të mbyllura prej rreth 2 vitesh për shkak të pandemisë dhe krizës, u rihapën muajin e kaluar, pasi Sanchez u takua me Mbretin Mohammed VI gjatë vizitës së tij në Rabat më 7 prill dhe marrëdhëniet filluan të normalizohen me një deklaratë e përbashkët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın