Bota

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Francë

Ndërkohë, Rama dhe Macron kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët dhe sipas Kryeministrisë së Shqipërisë mes dy vendeve do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi

Fatjon Cuka  | 12.04.2024 - Përdıtësım : 15.04.2024
Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Francë

Paris

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore në Francë me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, raporton Anadolu.

Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti Macron, ndërkohë takimi mes tyre është zhvilluar në Pallatin Elysee.

Ndërkohë, Rama dhe Macron kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët dhe sipas Kryeministrisë së Shqipërisë mes dy vendeve do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi.

Në kuadër të vizitës, Rama ka realizuar një takim edhe me përfaqësues të Unionit të Sipërmarrësve të Francës mbi mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit.

Pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Rama janë edhe disa ministra të kabinetit qeveritar të Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.