Kryeministri Rama vizitë në Spanjë, pritet në takim nga Mbreti Felipe VI
"Në Madrid në Pallati Mbretëror Zarzuela, takimi me Mbretin Felipe VI", ka shkruar Rama në rrjetet sociale, duke ndarë edhe videon nga takimi
Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë në Spanjë, ndërkohë është pritur nga Mbretin Felipe VI, transmeton Anadolu.
"Në Madrid në Pallati Mbretëror Zarzuela, takimi me Mbretin Felipe VI", ka shkruar Rama në rrjtete sociale, duke ndarë edhe videon nga takimi.
Sipas Kryeministrisë së Shqipërisë, Rama po zhvillon një vizitë dyditore në Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll "Espanol Universal Award".
Gjithashtu theksohet se gjatë vizitës do të nënshkruhet marrëveshja "World Law Congress Albania 2027".
Shqipëria do të mikpresë Kongresin Botëror të Ligjit, që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.
Gjatë vizitës në Spanjë Rama shoqërohet nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe zyrtarë të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
