Bota

Kryeministri Rama: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Portin e Ri të Durrësit

- "Folëm për angazhimet e samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë", tha Rama për takimin me Rutte

Fatjon Cuka  | 24.06.2025 - Përdıtësım : 25.06.2025
Kryeministri Rama: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Portin e Ri të Durrësit Foto: Kryeministria e Shqipërisë

Tiranë

TIRANË (AA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, transmeton Anadolu.

Takimi Rama-Rutte është mbajtur në Hagë të Holandës në kuadër të Samitit të NATO-s, ndërkohë kryeministri Rama ka theksuar se NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Portin e Ri të Durrësit.

"Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë", ka shkruar Rama në rrjetet sociale në lidhje me takimin.

Udhëheqësit e 32 shteteve anëtare të NATO-s do të mblidhen në Hagë më 24-25 qershor për një samit kritik të dominuar nga debatet mbi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe kërkesën e Ukrainës për anëtarësim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın