Bota

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

Sipas një njoftimi nga Kryeministria e Shqipërisë, Rama iu adresua me një fjalë konferencës e cila përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

Fatjon Cuka  | 27.01.2026 - Përdıtësım : 27.01.2026
Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Izrael ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Kryeministria e Shqipërisë, Rama iu adresua me një fjalë konferencës e cila përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

"Më herët, Kryeministri Rama theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, duke theksuar se ky qëndrim buron nga vlerat më të thella humane dhe historike të popullit shqiptar. Gjatë periudhës më të errët të historisë evropiane, Shqipëria u shndërrua në një strehë të sigurt për hebrenjtë e përndjekur, duke i mbrojtur ata pa dallim, në frymën e besës dhe solidaritetit njerëzor", thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Rama ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke shkruar se ishte "I ftuar nderi në Konferencën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe i pranishëm në themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite".

Në kuadër të konferencës në fjalë, Rama zhvilloi një vizitë punë në Izrael, ku u takua me zyrtarë të lartë të vendit dhe mbajti një fjalim në Parlamentin e Izraelit (Knesset).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın