Kryeministri polak paralajmëron se zhvillimet globale duken si "plani i ëndrrave të Putinit"
Tusk potencoi shqetësimet për një krizë energjetike në përkeqësim në Evropë, duke sugjeruar se një paqëndrueshmëri e tillë mund ta dobësojë më tej unitetin e rajonit.
Londër
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk paralajmëroi sot se një sërë zhvillimesh politike dhe ekonomike mund të përputhen me interesat strategjike të Rusisë, duke e përshkruar situatën si të ngjashme me "planin e ëndrrave të Putinit", transmeton Anadolu.
Duke folur për tensionet në rritje dhe ndryshimet e politikave, Tusk potencoi shqetësimet për një krizë energjetike në përkeqësim në Evropë, duke sugjeruar se një paqëndrueshmëri e tillë mund ta dobësojë më tej unitetin e rajonit.
"Kërcënimi i shpërbërjes së NATO-s, lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë, një krizë masive energjetike në Evropë, ndalimi i ndihmës për Ukrainën dhe bllokimi i kredisë për Kievin nga Orbani, të gjitha duken si plani i ëndrrave të Putinit", tha Tusk.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar ofensivën ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë ish-udhëheqësin suprem Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.
