Kryeministri polak mbërrin në Kiev për bisedime me presidentin Zelenskyy
Vizita e kryeministrit Tusk në Kiev u raportua nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i cili përshëndeti kryeministrin polak pas mbërritjes së tij dhe e përshkroi vizitën si "të rëndësishme"
Stamboll
Kryeministri polak, Donald Tusk, mbërriti të enjten në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku do të takohet me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.
Vizita e kryeministrit Tusk në Kiev u raportua nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i cili përshëndeti kryeministrin polak pas mbërritjes së tij dhe e përshkroi vizitën si "të rëndësishme".
"Polonia është një lider në mbështetjen e Ukrainës, përfshirë ndihmën energjetike. Ne e vlerësojmë këtë solidaritet dhe partneritetin tonë strategjik", shkroi Sybiha në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.
Ai shtoi se pala ukrainase mezi priste një vizitë "me ndikim" dhe bisedime "kuptimplota" Tusk-Zelenskyy.
Tusk njoftoi më parë këtë javë se do të mbërrinte në Kiev për një vizitë me ftesë të presidentit ukrainas.
"Në këtë kohë kritike, Ukraina nuk mund të lihet vetëm", shkroi Tusk të hënën në X, ndërsa vendi i shkatërruar nga lufta përballet me një gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e saj të energjisë për shkak të sulmeve ruse dhe kushteve ekstreme të motit gjatë dimrit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
