Bota

Kryeministri Modi: Uji tani do të rrjedhë për zhvillimin e Indisë

“Uji i Indisë do të mbetet brenda vendit, duke i shërbyer qëllimit të tij të ligjshëm për zhvillimin e vendit", tha Modi

Ahmad Adil  | 06.05.2025 - Përdıtësım : 06.05.2025
Kryeministri Modi: Uji tani do të rrjedhë për zhvillimin e Indisë Foto: AA/Arkiv

New Delhi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka deklaruar se uji i vendit “nuk do të rrjedhë më jashtë, por do të përdoret për zhvillimin e vendit”, transmeton Anadolu.

"Uji i Indisë do të mbetet brenda vendit, duke i shërbyer qëllimit të tij të ligjshëm për zhvillimin e vendit", tha Modi, duke u cituar nga një deklarate zyrtare e lëshuar nga zyra e tij.

Deklarata vjen në referencë të dukshme ndaj Traktatit të Ujërave të Indusit, i cili tani është pezulluar, një pakt prej dekadash për ndarjen e ujit me Pakistanin, sipas të cilit dy vendet rregullonin rrjedhën e gjashtë lumenjve në pellgun e Indusit.

Megjithatë, New Delhi pezulloi traktatin pas sulmit të 22 prillit në vendpushimin turistik Pahalgam në Kashmirin e administruar nga India, i cili la 26 të vdekur.

Pa përmendur Pakistanin, Modi tha se "pjesa e ligjshme e ujit e Indisë po rrjedh përtej kufijve të saj". Ai po mbante një fjalim në një aktivitet të organizuar nga një grup mediatik.

India fajësoi Pakistanin për sulmin, duke theksuar se sulmi kishte "lidhje ndërkufitare". Islamabadi e mohoi këtë dhe në vend të kësaj ofroi një hetim neutral me monitorim nga një palë e tretë.

Të dy vendet kanë ndërmarrë masa diplomatike kundër njëri-tjetrit, duke përfshirë anulimin e vizave për qytetarët e njëri-tjetrit dhe tërheqjen e disa personave nga stafi diplomatik.

New Delhi gjithashtu pezulloi traktatin e vitit 1960 për ndarjen e ujit.

Ditëve të fundit, shumë vende, përfshirë SHBA-në, kanë kontaktuar udhëheqësit e të dy vendeve në një përpjekje për të ulur tensionet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın