Bota

Kryeministri kanadez do të udhëtojë në Kinë për vizitën e parë të tillë në 8 vite

Vizita e kryeministrit Carney në Kinë pritet të zgjasë pesë ditë dhe të nisë të martën, ku është planifikuar të takohet me presidentin Xi Jinping, kryeministrin Li Qiang, si dhe me drejtues të tjerë qeveritarë dhe të biznesit

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 07.01.2026 - Përdıtësım : 07.01.2026
Kryeministri kanadez do të udhëtojë në Kinë për vizitën e parë të tillë në 8 vite

Hamilton

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, do të udhëtojë në Kinë këtë muaj, duke shënuar vizitën e parë të një kryeministri kanadez në këtë vend pas tetë vitesh, transmeton Anadolu.

“Qeveria e re e Kanadasë po e zhvendos ekonominë tonë nga varësia drejt qëndrueshmërisë, duke ndërtuar forcën brenda vendit, duke punuar për të dyfishuar eksportet jashtë SHBA-së dhe duke tërhequr investime të mëdha të reja”, tha zyra e kryeministrit.

Vizita e kryeministrit Carney në Kinë pritet të zgjasë pesë ditë dhe të nisë të martën, ku është planifikuar të takohet me presidentin Xi Jinping, kryeministrin Li Qiang, si dhe me drejtues të tjerë qeveritarë dhe të biznesit.

Sipas njoftimit, takimet synojnë të rrisin angazhimin në fusha si tregtia, energjia, bujqësia dhe siguria ndërkombëtare.

“Kjo vizitë shënon vizitën e parë në Kinë nga një kryeministër kanadez që prej vitit 2017”, thuhet më tej.

Pas vizitës në Kinë, Carney do të udhëtojë drejt Davosit në Zvicër më 19-21 janar, ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Gjatë qëndrimit atje, ai do të zhvillojë takime me liderë qeveritarë e biznesi, si dhe me investitorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.