Kryeministri japonez zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e ri të Koresë së Jugut
Kryeministri japonez Shigeru Ishiba dhe presidenti i sapozgjedhur i Koresë së jugut, Lee Jae-myung pritet të shqyrtojnë mundësinë e takimit të tyre të parë ballë për ballë

Karaçi
Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, të hënën për të diskutuar marrëdhëniet mbi dypalëshe, raportoi "Kyodo News" duke cituar një burim anonim qeveritar, transmeton Anadolu.
Ky ishte kontakti i parë midis dy udhëheqësve që kur Lee mori detyrën të mërkurën. Pritet që dy udhëheqësit të diskutojnë mbi mundësinë e takimit të tyre të parë ballë për ballë.
Ishiba pritet të marrë pjesë në takimin e G7 që fillon të dielën në Kanada. Ndërsa Koreja e Jugut nuk është anëtare e G7, Zyra presidenciale ka njoftuar se Lee ka pranuar ftesën e Kanadasë për të marrë pjesë në takimin shumëpalësh.
Pavarësisht pengesave që rrjedhin nga sundimi kolonial i Japonisë në Gadishullin Korean në periudhën 1910-1945, lidhjet midis Tokios dhe Seulit u përmirësuan ndjeshëm nën udhëheqjen e paraardhësit të Lee, Yoon Suk Yeol, i cili u rrëzua për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për vendosjen e ligjit ushtarak në dhjetor.