Bota

Kryeministri japonez: Lajmet e rreme mund të çojnë në "konflikt shoqëror dhe ndarje"

"Përmbajtjet e rreme video dhe audio të krijuara me inteligjencë artificiale mund të destabilizojë shoqërinë", tha kryeministri japonez, Fumio Kishida

Ahmet Furkan Mercan  | 21.03.2024 - Përdıtësım : 21.03.2024
Kryeministri japonez: Lajmet e rreme mund të çojnë në "konflikt shoqëror dhe ndarje"

Tokio

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida tha se përmbajtjet e rreme video dhe audio të krijuara me inteligjencë artificiale po vështirëson që njerëzit të dallojnë informacionin e vërtetë dhe të rremë dhe se kjo mund të destabilizojë shoqërinë, transmeton Anadolu.

Kishida mbajti një fjalim online në "Samitin e 3-të të Demokracisë" që po zhvillohet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, në mikpritjen e presidentit jugokorean Yoon Seuk-yeol.

Duke folur rreth efekteve të teknologjisë së inteligjencës artificiale mbi demokracitë, Kishida pohoi se lajmet e rreme mund të çojnë në "konflikt shoqëror dhe ndarje".

Ai theksoi se përmbajtjet e rreme video dhe audio të krijuara me inteligjencë artificiale po vështirëson që njerëzit të dallojnë informacionin e vërtetë dhe të rremë.

Kjo situatë, e cila sipas kryeministrit japonez "mund të destabilizojë shoqërinë", mund të pengojë aftësinë e njerëzve për të bërë zgjidhje politike.

Sipas tij, teknologjitë digjitale po lehtësojnë përhapjen e gjuhës së urrejtjes. "Kjo mund të krijojë ndarje në shoqëri dhe të parandalojë negociatat e shëndetshme", u shpreh Kishida duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e "një lufte më të fuqishme".

"Përhapja e dezinformatave është problem i përbashkët për të gjitha vendet", tha Kishida duke përsëritur se kundër kësaj nevojitet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i përbashkët në nivel ndërkombëtar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.