Kryeministri izraelit Netanyahu takohet me sekretarin amerikan Rubio
Netanyahu dhe Rubio pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për media pas takimit
Ankara
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vend, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga kryeministria thuhet se Netanyahu u takua me Rubion në Zyrën e Kryeministrit në Kudsin Perëndimor.
Në lajmet në mediat lokale theksohet se takimi midis Netanyahut dhe Rubios është planifikuar të zgjasë tre orë. Netanyahu dhe Rubio pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për media pas takimit.
Në vizitën e Rubios e cila përkon me pushtimin e planifikuar të qytetit të Gazës nga Izraeli dhe deportimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës në vende të tjera, pritet të ngrihen në rend dite një gamë të gjerë çështjesh.
Sipas mediave lokale, në takimin Netanyahu-Rubio do të trajtohen tema të tilla si sulmi izraelit ndaj ekipit negociator të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, plani për deportimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës në vende të tjera dhe aneksimi i Bregut Perëndimor të pushtuar.
