Bota

Kryeministri irakian do të fillojë bisedimet për të formuar qeverinë, koalicioni i tij kryeson zgjedhjet parlamentare

Kryeministri al-Sudani tha se Koalicioni për Rindërtim dhe Zhvillim doli i pari në zgjedhjet parlamentare dhe "do të mbetet i tillë"

Rania R.a. Abushamala  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 12.11.2025
Kryeministri irakian do të fillojë bisedimet për të formuar qeverinë, koalicioni i tij kryeson zgjedhjet parlamentare

Stamboll

Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani, ka bërë të ditur se do të fillojë negociatat së shpejti për të formuar një qeveri të re, derisa koalicioni i tij kryeson në zgjedhjet parlamentare, transmeton Anadolu.

Në një fjalim televiziv, al-Sudani tha se Koalicioni për Rindërtim dhe Zhvillim, i udhëhequr nga ai, doli i pari në zgjedhjet parlamentare dhe "do të mbetet i tillë".

Ai u zotua se qeveria e ardhshme do t'u "shërbejë të gjithë irakianëve dhe do të mbrojë interesat e të gjithëve, përfshirë ata që zgjodhën të bojkotojnë votimin".

"Iraku u përket të gjithëve dhe do të mbetet për të gjithë", theksoi ai.

Rezultatet paraprake të shpallura nga komisioni zgjedhor treguan se koalicioni i al-Sudanit doli i pari në Bagdad me 411.026 vota të siguruara.

Komisioni zgjedhor njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në votime në të gjithë vendin arriti në 56,11 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın